Shqip

E refuzon vajza Adoleshenti e qëllon me dy plumba në shkollë

Refuzimi për t’u lidhur me të, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një vajze adoleshente e cila është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj. Mëngjesin e djeshëm Aldar Arshiaj, kishte shkuar në shkollën e mesme “Halim Rrapi” në fshatin Gjormë të Vlorës dhe kishte kërkuar që të bisedonte me E. Totaj, 17 vjeçe që më pas ka përfunduar me plagosjen e nxënëses së vitit të 3 të kësaj shkolle.

Dy adoleshentët fillimisht ishin zënë në një prej klasave bosh të kësaj shkolle dhe Arshiaj këtu e kishte qëlluar me grusht vajzën. Më pas e ka qëlluar me dy plumba, në kokë e tjetri në krah, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e cila ka shkarkuar drejtoreshën dhe një mësuese të shkollës. Dilora Arshia, është dhe mamaja e autorit, ndërsa drejtoresha e shkollës, Elsa Arshia, e cila është halla e 17-vjeçarit.

Burimi: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vajza-e-refuzon-adoleshenti-e-q-llon-me-dy-plumba-n–shkoll–241164.html#sthash.UbVHW2g3.dpuf

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top