LLOTARIA AMERIKANE

Çfar është lotaria amerikane-Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë DV

Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundёson viza për një grup “emigrantësh të shumёllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara.

Pёr vitin fiskal 2019, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV).

Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë.

Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për Lotarinë DV-2017, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:

Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm.

APLIKONI PËR LLOTARINË AMERIKANE 

ZYRA JONË NDODHET NË ATHINË.
ADRESA PSARON 4 PLATIA KARAISKAKI
Stacioni Metrosë Metaksourgeio. Zyrat tona ndodhet brënda ambjenteve të agjencisë të udhëtimit  TOP-LINES
Tel për informacione dhe mbyllje takimesh 698 869 6898 dhe 697 77 18 960
Email [email protected]

Orari i punës së zyrës: Çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 21.00

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top