Shqip

Bllokohet lëvizja në Kakavijë FOTO

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë është bllokuar prej natës së djeshme për kalimin e udhëtarëve. Shkak mësohet të jetë bërë një defekt në sistemin kompjuterik të transmetimit të të dhënave në serverin qendror të policisë helene. Si pasojë, qindra udhëtarë kanë kaluar natën në automjete pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kalimi i kufirit i është lejuar vetëm personave të pajisur me leje qëndrimi në Greqi, por prej orës 6 të mëngjesit u penguan edhe ata, madje edhe të vetë shtetasve grekë.

Policia shprehet se një veprim të tillë e ka ndërmarrë për arsye të lidhura me sigurinë, ndërkohë që është njoftuar qendra operacionale për defektin mbi të cilin ende nuk ka një informacion se kur mund të zgjidhet.

 

 

Burimi http://top-channel.tv/2017/11/04/bllokohet-levizja-ne-kakavije-2/#g

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top